Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“Irani shkel armëpushimin”, – “Të shtënat në Vushtrri” janë disa prej temave që do të trajtohen në “Kosova Today”

NULL NULL
24.06.2025 12:12

“Lindja e Mesme ndizet sërish – Irani shkel armëpushimin dhe lëshon raketa ndaj Izraelit”.

Një debat i thelluar mbi tensionet e fundit në Lindjen e Mesme, pasojat gjeopolitike dhe rrezikun e përshkallëzimit të konfliktit.

Të ftuar në studio: Lutfi Bilalli, Arientin Abdyli, Emanuel Bajra, Emanuela Durmishi dhe Ita Gani.

“Vuçiqi ndalon eksportin e armëve” – Presidenti serb deklaron se ‘qortimet’ nga Rusia nuk janë arsyeja.

Një analizë mbi vendimin befasues dhe ndikimin në marrëdhëniet ndërkombëtare me mysafir: Ade Clewlow.

“Të shtënat në Vushtrri” – Sulmi ndaj shtëpisë së Liridon Osmanit sjell shqetësime për sigurinë në vend. Policia jep detaje për hetimet në vazhdim.

I ftuar: Liridon Osmani, për të ndarë versionin e tij dhe shqetësimet pas incidentit.

“Nasim Haradinaj kritikon PDK-në” – Ish-udhëheqësi i OVL-së flet për mungesën e veprimit të PDK-së në raport me proceset në Hagë.

“Fotoreporteri i luftës – Wade Goddard”: Rrëfimi ekskluziv i njërit nga dëshmitarët me aparat në dorë të ngjarjeve më të rënda të luftës.

Një dokumentar i shkurtër dhe bisedë me Wade Goddard mbi fuqinë e fotografisë në kohë lufte.

Showbiz & të rejat e fundit – Me Redjon Shtyllën dhe Egzona Shigjeqin sjellim lajmet më të reja nga skena muzikore, kinemaja dhe bota e famshmeve.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.