Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Irani pretendon se shkatërroi dronët e Izraelit, dy zyrtarë amerikanë konfirmojnë sulmin

NULL NULL
19.04.2024 05:02

Një zyrtar iranian pretendon për mediat e huaja se përpjekjet izraelite ‘dështuan dhe ishin poshtëruese’ dhe të gjitha asetet e tij u ‘shkatërruan’.

Ndërkohë po dy zyrtarë amerikanë konfirmojnë për CBS News se një raketë izraelite ka goditur Iranin, transmeton klankosova.tv.

Kjo pason sulmin iranian me dronë dhe raketë të fundjavës së kaluar kundër Izraelit, të cilit kryeministri Benjamin Netanyahu ishte zotuar se do t’i përgjigjej.

Zyrtarët ishin të paqartë për vendndodhjen ose shtrirjen e sulmit izraelit.

 

lajme të ngjashme