Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Irani përjashton negociatat me Amerikën derisa të hakmerret ndaj Izraelit

NULL NULL
16.06.2025 16:16

Irani i ka thënë Omanit dhe Katarit se nuk do të angazhohet në negociata me Shtetet e Bashkuara të Amerikës derisa Teherani të hakmerret ndaj Izraelit.

Kështu ka bërë të ditur për CNN një diplomat rajonal, i cili tha se raportimet mediatike të cilat pretendojnë se Irani i ka kërkuar Omanit dhe Katarit të ndërmjetësojnë me SHBA-në për të siguruar një armëpushim me Izraelin dhe për të rifilluar bisedimet bërthamore janë të pasakta.

Nuk është bërë e ditur se kur Irani planifikon ta përfundojë hakmarrjen ndaj Izraelit, teksa ministri i Jashtëm i Omanit, Badr bin Hamad Al Busaidi, tha se rundi i gjashtë i negociatave mes Teheranit dhe Uashingtonit, që ishte planifikuar për dje, është anuluar, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv.

Agjencia shtetërore e lajmeve të Omanit tha sot se Presidenti iranian, Masoud Pezeshkian, i tha në një telefonatë Sulltanit të Omanit, Haitham bin Tariq Al Said, se ai “mbështet zgjidhjet diplomatike përmes dialogut dhe negociatave”.

Të shtunën, Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, tha se negociatat me Shtetet e Bashkuara janë “të pajustifikueshme” në mes të sulmeve izraelite mbi qytetet iraniane.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.