Irani kërcënon SHBA-në: Nëse e ndihmon Izraelin që të hakmerret, sulmet do të jenë edhe më të mëdha NULL NULL 14.04.2024 09:55 14.04.2024 09:55 Pamje ilustruese e flamujve të Izraelit dhe Iranit Të dielën, Irani ka paralajmëruar Izraelin, duke thënë se nuk duhet t’i përgjigjet sulmeve dhe se hapat e tyre të ardhshëm do të jenë më të mëdhenj nëse kjo ndodh, shkruan CNN, përcjell klankosova.tv “Nëse Izraeli hakmerret, përgjigja e Iranit do të ishte “shumë më e madhe” sesa bombardimi gjatë natës”, tha shefi i shtabit të forcave të armatosura iraniane, gjeneralmajori Mohammad Bagheri. Gjithashtu, Irani paralajmëroi Uashingtonin se mbështetja e Izraelit për hakmarrje do të çonte në shënjestrimin e bazave amerikane.