Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Irani i përgjigjet Trumpit: Nuk pranojmë paqe nën trysni

NULL NULL
18.06.2025 17:56

Misioni iranian në Organizatën e Kombeve të Bashkuara ka thënë se Irani nuk do të negociojë dhe nuk do të pranojë paqe “nën presion”.

Në një postim në platformën “X”, iu përgjigj komenteve të presidentit amerikan, Donald Trump, gjatë ditëve të fundit, ku thanë se e vetmja gjë e neveritshme janë “gënjeshtrat e tij dhe kërcënimi për ta ‘eliminuar’ udhëheqësin suprem të Iranit.

“Irani NUK negocion nën trysni, NUK pranon paqe nën trysni dhe sigurisht JO me një luftënxitës të tejkaluar që përpiqet të ruajë rëndësinë e tij. Irani do t’i përgjigjet çdo kërcënimi me një kundër-kërcënim dhe çdo veprimi me masa reciproke”, thuhet në reagim, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv

Më herët sot, Trumpi deklaroi se i ka ofruar Iranit “ultimatumin përfundimtar”, teksa po shqyrton mundësinë e një ndërhyrjeje ushtarake amerikane në Iran.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.