Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Irani do të përgjigjet më fuqishëm nëse Izraeli hakmerret

NULL NULL
15.04.2024 16:49
Pamje ilustruese e flamujve të Izraelit dhe Iranit
Pamje ilustruese e flamujve të Izraelit dhe Iranit

Ministri i Jashtëm i Iranit i ka thënë homologut të tij britanik se Irani do të përgjigjet menjëherë dhe më fuqishëm nëse Izraeli u hakmerret për sulmet me drone.

Hossein Amir-Abdollahian këmbënguli në bisedimet me David Cameron se Irani nuk dëshiron tension etë shtuara, por mund të detyrohet të hakmerret.

Irani lëshoi më shumë se 330 dronë dhe raketa në Izrael të shtunën, megjithëse IDF pretendoi se kishte rrëzuar rreth 99% të tyre.

Një vajzë e re u plagos, ndërsa dëmet u kufizuan në një bazë të vetme ajrore izraelite, shkruan Skynews, transmeton Klankosova.tv.

lajme të ngjashme