Iraku ka ekzekutuar 11 persona të dënuar për terrorizëm NULL NULL 25.04.2024 14:40 25.04.2024 14:40 Fotografi ilustruese e flamurit te shtetit te Irakut; Foto: Belfast Telegraph; Iraku ka ekzekutuar 11 militantë të dënuar me vdekje për akuzat për terrorizëm, thanë të enjten zyrtarët lokalë të sigurisë. Ekzekutimet u kryen të hënën në një burg në qytetin jugor të Irakut, Nassiriya dhe të gjithë të ekzekutuarit ishin shtetas irakianë, tha një oficer policie burgu dhe një zyrtar i sigurisë lokale. Ata nuk pranuan t’u bënin të ditur emrat sepse nuk ishin të autorizuar të flisnin me media. Ata thanë se 11 burrat u dënuan për bashkim me grupin militant të Shtetit Islamik dhe për pjesëmarrje në “aksione terroriste”, shkruan Reuters, transmeton Klankosova.tv.