Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

IPK-ja kërkon suspendimin e një rreshteri në Leposaviq

NULL NULL
10.08.2023 16:04
Policia e Kosoves
Policia e Kosoves

Inspektorati Policor i Kosovës i ka parashtruar kërkesë Drejtorit Rajonal të Policisë Kufitare Veriu për  suspendim në kohëzgjatje  deri në tri ditë ndaj një zyrtarit policor me gradën Rreshter, i cili shërben në Stacionin Policor për Mbikëqyrje Kufitare Leposaviq.

Suspendimi i tij kërkohet për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale “Keqpërdorim i Pozitës apo Autoritetit Zyrtar” nga neni 414 i KPRK-së, raporton Klan Kosova.

Ky rast në koordinim me Prokurorin e Shtetit është duke u trajtuar në procedurë të rregullt.

lajme të ngjashme