Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

IPK arreston një polic për përfshirje në aksidentin me lëndime të rënda trupore në Qyshk të Pejës

NULL NULL
01.04.2025 22:26

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka arrestuar një zyrtar policor, i cili është thuhet se është përfshirë në një aksident me lëndime të rënda trupore në rrugën magjistrale Prishtinë – Pejë, në fshatin Qyshk.

IPK thotë se zyrtari policor në momentin e aksidentit ka qenë me veturë civile dhe jashtë detyrës zyrtare.

“Aksidenti raportohet të ketë ndodhur sot rreth orës 16:00 ku janë përfshirë një automjet (të cilën ishte drejtuar zyrtari policor jashtë detyrës zyrtare) dhe një këmbësore. Pas pranimit të kësaj informate, IPK menjëherë i është përgjigjur rastit si dhe njësitet tjera relevante policore, përderisa personi i lënduar në këtë aksident është dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë IPK-ja në njoftimin për media.

Bazuar në veprimet e ndërmarra hetimore të ndërmarra deri tani dhe pas përfundimit të këqyrjes së vendit të ngjarjes, IPK tha se zyrtari policor është arrestuar me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “rrezikim i trafikut publik”.

“Të njëjtit me aktvendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë”, tha IPK-ja, teksa shtoi se veprime të tjera do të ndërmerren në përputhje me autorizimet ligjore të IPK-së dhe në koordinim me prokurorinë kompetente.

Shkodran Nikçi, zëdhënës i Prokurorisë Themelore të Pejës, për Klankosova.tv tha se viktima, një vajzë moshës së re, ka pësuar lëndime të rënda.

Klankosova.tv mëson se ajo është duke u trajtuar në QKUK. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme