Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Investohen rreth 300 mijë euro në Spitalin e Vushtrrisë

NULL NULL
24.07.2018 13:25

Në Spitalin e Përgjithshëm ”Sheikh Zayed” në Vushtrri është inauguruar kati shtesë për Repartin e Urologjisë dhe Kirurgjisë në vlerë rreth 300 mijë euro i financuar nga ”Gjysmëhëna e Kuqe”.

Me këtë rast Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismajli,  tha se donatorët sot u ballafaquan vetë me urimet që pacientët i shprehën për  këtë donacion, po ashtu tha se ky spital ka mbështetje të mirë sa i përket Emirateve, njofton Klan Kosova.

”Emiratet kanë gjetur një vend të mirë ku munden me investu dhe besoj që nuk do të ndalen se investuari”, deklaroi Ismajli

Po ashtu ai tregoi se tani do të shtohet numri i operacioneve si dhe tani janë 15 shtretër më shumë.

 

lajme të ngjashme