Intervistimi i Bislimit si dëshmitar, flet prokurori Shala: Hetimet do të vazhdojnë (VIDEO) NULL NULL 18.06.2025 12:19 18.06.2025 12:19 Zëvendëskryeministri në detyrë, Besnik Bislimi është paraqitur sot në Prokurorinë Speciale në cilësinë e dëshmitarit, lidhur me rastin e skandalit të fabrikës së mbetjeve shtazore që ndërlidhet me Ministrinë e Bujqësisë. Pas intervistimit, prokurori Admir Shala, tha se Bislimi është përgjigjur në të gjitha pyetjet e Prokurorisë dhe se hetimet do të vazhdojnë me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme hetimore për zbardhjen e plotë të çështjes së produkteve shtazore./Klankosova.tv. Ndiqni detajet shtesë, nga gazetarja Altiana Zogaj, në videon vijuese: *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.