Interi sërish në finale të Superkupës së Italisë NULL NULL 02.01.2025 21:58 02.01.2025 21:58 Me dy gola të Deznel Dumfries, Interi e ka siguruar finalen në Superkupën e Italisë në futboll. Atalanta nuk arriti të lë ndonjë shenjë në ballafaqimin e sotëm, pos një goli të cilin e anuloi VAR-i për pozitë jashtë loje, njofton Klankosova.tv Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, ndonëse “Nerazzurët” krijuan disa raste. Ndeshja e sotme ishte e 14-ta radhazi për Atalantan që nuk po mundet ta mposht kampionin aktual të Serie A, pasi 9 fitore kanë shënuar “Zi-kaltërit” dhe 5 ballafaqime përfunduan me barazim. Interi e pret në finale fituesin e përballjes së nesërme ndërmjet Juventusit dhe Milanit, që poashtu transmetohet direkt në kanalin Sport 1, të platformës gjigante, Art Motion.