Interi me fitore bindëse ndaj Napolit NULL NULL 03.12.2023 22:42 03.12.2023 22:42 Interi ka shënuar fitore ndaj Napolit, me rezultat 3-0, në kuadër të xhiros së 14-të në Serie A. Golin e parë në ndeshje e shënon Hakan Calhanoglu, në minutën e 44’, me këtë edhe mbyllet pjesa e parë. Në pjesën e dytë, Nicolo Barella e dyfishon epërsinë e zikaltërve me një gol në minutën e 62’. Për golin e fundit dhe të vulosjes së fitores e vendos Marcus Thuram, në minutën e 85’. Interi pas fitores mbetet në vendin e parë me 35 pikë, teksa Napoli pozicionohet në pozitën e pestë me 24 sosh. /Klankosova.tv.