Interi gabon sërish në Meazza, barazon me Atalantën NULL NULL 14.03.2026 17:11 14.03.2026 17:11 Interi ka bërë një tjetër hap fals në garën për titull. Pas humbjes në derbi ndaj Milan, zikaltërit nuk shkuan më shumë se një barazim 1-1 në shtëpi kundër Atalanta. Interi kaloi i pari në epërsi me golin e sulmuesit të ri Francesco Pio Esposito, por skuadra nga Bergamo reagoi dhe barazoi rezultatin me anë të Nikola Krstoviqit. Ky barazim mund të ketë peshë të madhe në garën për titull. Nëse Milani arrin të fitojë në udhëtim ndaj Lazios, atëherë diferenca me Interin do të ngushtohej në vetëm pesë pikë, duke e bërë edhe më të nxehtë luftën për vendin e parë në javët e fundit të sezonit.