Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Interi fiton gjysmëfinalen epike të Ligës së Kampionëve dhe shkon në Mynih

NULL NULL
06.05.2025 23:39

Interi është kualifikuar në finalen e Ligës së Kampionëve pas dy betejave madhështore me Barcelonën.

Kampioni italian arriti të fitojë 4:3 në kohë shtesë ndaj Barcelonës, pasi loja e parë qe kryer 3:3, njësoj edhe e dyta në kohë të rregullt.

Ndeshja pati dy kthesa që e bënë këtë betejë të paharrueshme.

Fillimisht Interi pati epërsinë e dyfishtë me golat e Lautaro Martinezit, 21′, dhe Hakan Calhanoglut (p), 45+1′.

Në pjesën e dytë Barcelona u kthye furishëm dhe barazoi me golat e Eric Garcias, 54’, dhe Dani Olmos, 60’.

U mendua që Barcelona preku ëndrrën kur Raphinha shënoi për 2:3 në minutën e 88-të.

Mirëpo, Francesco Acerbi realizoi për 3:3 në minutën 90+3’ duke e dërguar lojën në vazhdime.

Ylli i Mynihut në çerekfinalen me Bayernin, Davide Frattesi, u përkujdes që t’i dërgojë në Mynih pasi e  realizoi golin vendimtar në minutën e 99-të.

Në finale, Interi pret fituesin e gjysmëfinales tjetër midis Paris Saint-Germainit dhe Arsenalit.

lajme të ngjashme