Interi e “paketon” Lazion dhe siguron gjysmëfinalen e Kupës së Italisë NULL NULL 25.02.2025 23:01 25.02.2025 23:01 Një supergol i austriakut, Marko Arnautoviq, i dha avantazhin Interit ndaj Lazios, në minutën e 39. Deri në ato momente, ishin këta të fundit që e kishin kontrollin e lojës, duke krijuar disa raste shënimi, njofton Klankosova.tv Por për “Nerazzurët”, mjaftoi goditja e parë nga këndi në ndeshje, që ta krijonte epërsinë, pasi topi i devijuar nga mbrojtja laciane, pas këndores, u kthye te sulmuesi kampionëve të Italisë, i cili lëshoi një “bombë” në drejtim të portës kundërshtare, duke vendosur edhe rezultatin final të pjesës së parë, 1-0. As në fraksionin e dytë ekipi nga kryeqyteti italian, nuk arriti ta gjejë golin. Por atë e gjeti turku Hakan Çalhanoğlu, i cili e konkretizoi penalltinë e siguruar nga Joaquin Correa, që u pengua në zonë. Me nga një gol të shënuar në secilën pjesë, Interi e ka siguruar gjysmëfinalen e Kupës së Italisë, kompeticion në të cilin ka triumfuar plot nëntë herë në histori. Finalen, “Zi-kaltërit” do ta kërkojnë në dy duele me rivalin e qytetit, AC Milan.