Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Interi e mposhti Bayernin në të njëjtin minutë, më 2011 dhe 2025 (VIDEO)

NULL NULL
09.04.2025 20:10

Mbrëmë Interi e mposhti Bayer Munichun në çerekfinalen e parë të Ligës së Kampionëve me rezultat 1:2.

Por, një gjë interesante që u ka rënë në sy fansave zikaltër ishte minuta 87.28, ku u shënua goli i fitores nga Frattesi.

Historia mbrëmë u përsërit për Interin, pasi 14 vjet më parë, Goran Pandevi i pati shënuar në po të njëjtin minutë e po të njëjtin sekondë gol Bayernit pikërisht në “Allianz Arena”, gol ky që në atë kohë ishte i vlefshëm për kualifikim në gjysmëfinale.

Më 16 prill, Interi do të jetë nikoqir i ndeshjes kthyese ndaj Bayernit, ku me një barazim do të kalonte në gjysmëfinale të këtij sezoni të Champions League.

 

 

lajme të ngjashme