Interi e mposht Milanin, e ndajnë 90 minuta nga finalja e Championsit (VIDEO) NULL NULL 10.05.2023 21:02 10.05.2023 21:02 90:00 – Interi ka arritur që ta mposht Milanin me rezultat 2-0, ku tashmë e ndajnë vetëm 90 minutat e ndeshjes së kthimit për kalimin në finale pas më shumë se një dekade. Golin e parë e shënoi Dzeko në minutën e shtatë, ndërsa vetëm katër minuta më vonë, ishte Mkhitaryan ai që dyfishoi epërsinë në 2-0. Pjesa e parë u mbyll me dominimin e plot të Interit, ndërsa në të dytën, kuqezinjtë kthyen lojën në favor të vetin, por nuk arritën të bëjnë asgjë më tepër. 80’ Kanë mbetur vetëm edhe 10 minuta lojë në San Siro, ku Interi po vazhdon ta ketë epërsinë e dy golave të krijuar në minutën e 11-të të takimit. Ndonëse Milani ishte më i mirë në pjesën e dytë, vendasit nuk arritën të shënojnë. 70’ Kanë mbetur edhe 20 minuta nga fundi i ndeshjes në mes Milanit dhe Interit, ku vendasit po vazhdojnë të dominojnë në fushë, ku në një rast edhe e goditën shtyllën por pa arritur që topi ta prek rrjetën. 60’ Ka kaluar një orë lojë në San Siro, ku Milani e ka marrë dominimin në fushë por jo edhe rezultatin. Në fillim të pjesës së dytë, vendasit patën dy shanse të mira shënimi por që nuk arritën t’i konkretizojnë, ndërsa Interi po vazhdon të mbrohet mjaft mirë dhe ta mbaj rezultatin e krijuar në pjesën e parë. 51’ Në pesë minutat e para të pjesës së dytë, Milani është duke i krijuar vështirësi Interit, ku krijoi dy shanse të mira shënimi, por nuk arritën t’i konkretizojnë. 46’ Ka nisur pjesa e dytë mes Milanit e Interit, ku në 45 minutat e para, mysafirët krijuan epërsinë e hershme prej dy golave. Milani nuk arriti të krijojë asnjë rast të rrezikshëm shënimi, ndërsa Interi goditi shtyllën në një rast, kurse në një rast tjetër, u desh ndërhyrja e VAR-it për t’ia anuluar një penallti. 45:00 – Interi ka shkuar në pushim me dy gola epërsi ndaj Milanit në kuadër të ndeshjes së parë gjysmëfinale të Champions League. Golin e parë e shënoi Dzeko në minutën e 7-të ndërsa në minutën e 11-të ishte Mkhitaryan ai që dyfishoi epërsinë. Milani tentoi të këndellet por e pati të pamundur në këtë gjysmë pjesë. 40’ Kanë mbetur edhe 5 minuta lojë në San Siro, ku Interi po ta mbaj epërsinë prej dy golave ndaj Milanit, por edhe dominimin në fushë. 31’ Interi fitoi një penallti por më pas e njëjta është anuluar nga gjyqtari pasi ai e shikoi VAR-in. Ky ishte një moment shumë i rëndësishëm në këtë ndeshje pasi do t’i jepte hapësirë Interit që ta trefishonte epërsinë ndaj Milanit. 15’ Kanë kaluar një çerek ore lojë në San Siro, ku Interi po e dominon në tërësi Milanin. Në minutën e 15-të, Interi goditi shtyllën, ku ishte shumë afër për t’i çuar shifrat në 3-0. Deri më tani, Milani duket i çakorduar në fushë, pa pasur mundësinë që të krijojë ndonjë shans për t’u këndellur. 11’ Pas vetëm katër minutave, Interi ia ka shënuar edhe golin e dytë Milanit me anë të Mkhitaryan, pas një aksioni fantastik. GOAL | Milan 0-2 Inter | Henrik Mkhitaryanpic.twitter.com/2SQ2wfVxsB — VAR Tático (@vartatico) May 10, 2023 7’ Interi ka kaluar në epërsi ndaj Milanit qysh në minutën e shtatë të takimit me anë të Edin Dzekos. Boshnjaku e shfrytëzoi për mrekulli harkimin nga këndi, duke i çuar shifrat në 0-1. GOAL | Milan 0-1 Inter | Edin Dzekopic.twitter.com/coXQ139QEX — VAR Tático (@vartatico) May 10, 2023 1’ Ka nisur ndeshja e parë gjysmëfinale mes dy ekipeve italiane, Milanit dhe Interit. Të parët që luajnë me topin janë Milani ndeshjen e ka nisur ndeshjen me formacionin 4-2-3-1 ndërsa Interi do të luaj me tre mbrojtës, pesë mesfushorë e dy sulmues. Formacionet zyrtare: Milan: Maignan, Hernandez, Tomori, Kajer, Calabria, Kruniq, Tonali, Diaz, Bennacer, Saelemaekers dhe Giroud. Inter: Onana, Bastoni, Acerbi, Darmian, Dumfries, Mkhitaryan, Calhanoglu, Barella, Dimarco, Martinez dhe Dzeko. Kujtojmë se këtë ndeshje mund ta ndiqni LIVE në KLAN KOSOVA dhe me LIVE UPDATES në KLANKOSOVA.TV. *Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.