Interi dhe Milani sonte përballen për biletën e finales në Kupën e Italisë NULL NULL 23.04.2025 12:54 23.04.2025 12:54 1-1 përfundoi ballafaqimi i parë gjysmëfinal i Kupës së Italisë, ndërmjet dy skuadrave të qytetit të modës. Interi dhe Milani përballen sërish sonte, për ta prerë biletën që dërgon në ndeshjen e fundit të këtij turneu prestigjioz italian, raporton Klankosova.tv. Kampioni aktual i Serie A, po garon në tri fronte, pasi me Napolin me nga 71 pikë e udhëheqin renditjen tabelare në elitën futbollistike të Italisë, kur kanë mbetur edhe pesë xhiro për t’u zhvilluar deri në fund. Poashtu “Nerazzurët” po e kërkojnë finalen edhe në Ligën e Kampionëve, ku do të ndeshën dy herë me Barcelonën. Nga ana tjetër, “Rossonerët” si të vetmën shpresë për ta shpëtuar sezonin, e kanë pikërisht Kupën, duke qenë se në ‘Champions’ janë eliminuar herët nga Feyenord, kurse në kampionat gjenden në pozitën e nëntë me 51 pikë, gjashtë sosh më pak se Roma e cila aktualisht është në zonën e ‘Conference League’, njofton Klankosova.tv. Super ndeshja e “Madoninës’ fillon në orën 21:00 dhe transmetohet ekskluzivisht në kanalin Sport 1 të platformës kryesore shiptare, ArtMotion. Komentator, Andin Lokaj! Interi e ka fituar nëntë herë ‘Coppa d’Italia’, kurse Milani ka triumfuar në pesë raste. Më së shumti këtë trofe e ka ngritur Juventus (15).