Interi dëshiron një sulmues me vlerë 40 milionë euro NULL NULL 16.01.2026 08:39 16.01.2026 08:39 Edhe pse sulmi nuk shihet si problem serioz, megjithatë Interi dëshiron një sulmues me vlerë 40 milionë euro. Lautaro, Thuram, Esposito dhe Bonny, sikur nuk mjaftojnë për liderin e Serie A, andaj zvicerani Dan Ndoye, shihet si objektivi i radhës. Sipas asaj që shkruan Nicolo Schira, skuadra italiane po interesohet përsëri për lojtarin e Forest, të cilin donin ta sillnin pas Kampionatit Evropian 2024, transmeton Klankosova.tv. Bisedat ende nuk kanë nisur zyrtarisht, por sipas këtyre burimeve, Interi e ka seriozisht transferimin e lojtarit, kurse poetieri Yann Sommer, shihet si negociator kryesor.