Inter tenton goditjen për Manu Koné, Roma refuzon ofertën me Frattesin NULL NULL 21.05.2026 18:07 21.05.2026 18:07 Interi po përgatit një ofensivë të madhe për mesfushorin francez Manu Koné, i cili shihet si një nga objektivat kryesorë të klubit zikaltër për sezonin e ardhshëm. Sipas raportimeve nga Italia, Roma kërkon rreth 45-50 milionë euro për kartonin e francezit. Për ta ulur çmimin e operacionit, Interi ka menduar ta përfshijë në marrëveshje Davide Frattesin, së bashku me 20 deri në 25 milionë euro. Frattesi pëlqehet shumë nga drejtuesit romanë dhe rikthimi i tij në “Olimpico” shihet si opsion interesant, transmeton Klan Kosova. Megjithatë, mediet italiane raportojnë se Roma nuk besohet ta pranojë ofertën aktuale, pasi e konsideron Konén si një nga asetet më të vlefshme të skuadrës. Klubi kryeqytetas e kishte blerë francezin për rreth 18 milionë euro plus bonuse dhe tashmë synon të përfitojë shumëfish nga shitja e tij.