Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Inteligjenca Artificiale, nis punën prezantuesja virtuale në Kuvajt (VIDEO)

NULL NULL
11.04.2023 18:26
Intelegjenca Artificiale

Një media kuvajtiane ka krijuar një prezantuese virtual lajmesh duke përdorur inteligjencën artificiale (AI).

“Fedha” bëri debutimin e saj në Kuwait Times, teksa shfaqet si imazhi i një gruaje me flokë ngjyrë të çelur, e veshur me një xhaketë të zezë dhe bluzë të bardhë. shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

“Unë jam Fedha, prezantuesja e parë në Kuvajt që punon me inteligjencën artificiale në Kuëait Neës. Çfarë lloj lajmesh preferoni? Le të dëgjojmë mendimet tuaja,” tha prezantuesja e krijuar nga AI në arabisht.

Abdullah Boftain, zëvendës kryeredaktor për Kuëait Neës, i tha agjencisë së lajmeve AFP se masa testoi potencialin e AI për të ofruar “përmbajtje të re dhe inovative”.

Boftain tha se Fedha mund të ketë një theks kuvajtian dhe të lexojë buletinet e lajmeve në internet.

“Fedha është një emër popullor, i vjetër kuvajtian që i referohet argjendit, metalit. Ne gjithmonë i imagjinojmë robotët të kenë ngjyrë argjendi dhe metalike, kështu që i kemi kombinuar të dyja. Flokët bjonde dhe sytë me ngjyra të çelura të prezantueses pasqyrojnë popullsinë e larmishme të vendit të Kuvajtitëve dhe emigrantëve”, tha Boftain.

Kuvajti nuk është vendi i parë që zbulon një prezantues lajmesh të krijuar nga Intelegjenca Artificiale, në vitin 2018, agjencia shtetërore e lajmeve kineze zbuloi lexuesin e saj virtual të lajmeve.

Një raport muajin e kaluar nga banka e investimeve Goldman Sachs tha se Intelegjenca Artificiale mund të zëvendësojë ekuivalentin e 300 milionë vendeve të punës me kohë të plotë.

Raporti sugjeroi se teknologjia mund të marrë përsipër një të katërtën e detyrave të punës në SHBA dhe Evropë, por që mund të nënkuptojë gjithashtu vende të reja pune dhe një bum produktiviteti.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

lajme të ngjashme