Insulinat e mbetura në stok të MSH-së janë të llojit bio similare (Gensulin) (VIDEO)

Insulinat e mbetura në stok të MSH-së janë të llojit bio similare (Gensulin) (VIDEO)

NULL NULL
nga Arbreshë Uka 2 months më parë

14,220 copa insulina të cilat kanë mbetur në stokun e barnatores farmaceutike të Ministrisë së Shëndetësisë me afat të skaduar gjatë 2020 nuk janë insulina humane apo analoge siç janë NOVOMIX, NOVORAPID dhe LEVEMIR e që përdoren më së shumti tek insulinë-varësit.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë këto insulina janë të llojit bio-similare apo Gensulina që janë futur në përdorim për herë të parë në Kosovë në vitin 2016.

“Mbetja e disa sasive të cilave iu është referuar Auditori në raport ka të bëjë me disa insulina të cilat nuk janë shfrytëzuar për shkak se një numër i profesionistëve shëndetësorë, përkundër se nuk kishte asnjë dëshmi të bazuar se insulina në fjalë (Gensulin) nuk mund të përdoret, kishin zgjedhur që pacienteve t’iu përshkruajnë lloje të tjera të insulinave shumë më të kushtueshme për buxhetin e shtetit. Ky ilaç ishte duke u përdorur ne Kosovë për pacientë me diabet që nga viti 2016”, treguan nga Ministria e Shëndetësisë.

Përkundër kësaj ka ende insulinë-varës që trajtohen me këto, veç në Prizren janë 78 pacientë që përdorin Gensulin M dhe 12 të tjerë Gensulin R ku për herë të fundit njësia e barnatores së kësaj QKMF-je është furnizuar në shkurt të këtij viti, kurse 22 qytetarë të tjerë diabetikë marrin Gensulin N për të cilat furnizimet e fundit janë bërë në fund të 2019-ës nga Ministria e Shëndetësisë.

Mirëpo, për endokrinologun dhe farmakologun Elton Bahtirin më e udhës do të ishte që këto insulina të aplikoheshin në këtë periudhë mungesash, nëse ato kanë qenë me afat valid.

Ai megjithatë e mbështet faktin e komplikimeve të cilat iu patën shfaqur qytetarëve në vitet paraprake nga Gesulinat, që u zëvendësuan me këto aktualet.

Sidoqoftë për kreun e Shoqatës së Pacientëve, Besim Kodra, është e papranueshme humbja e parasë publike dhe mosmenaxhimi i duhur i stokut farmaceutik.

Sidoqoftë në raportin e Zyrës Kombëtare të Auditimit thuhet se vlera e këtyre preparateve është 36,261 euro, ku pos kësaj do të ketë kosto shtesë për asgjësimin e tyre.

Ndërkaq rekomandimi i auditorit për këto gjetje është se ministri duhet të sigurojë që të bëhet planifikimi i duhur në mënyrë që shpërndarja e barnave të bëhet para skadimit të afatit të tyre.