Instruktorja Stefa: Meditimi është çelësi i shërimit të vetvetes (VIDEO) NULL NULL 21.05.2022 10:25 21.05.2022 10:25 Të shtunën në emisionin “Familja ime” në Klan Kosova u diskutua se si ndikon meditimi në shëndetin e njeriut, ku e ftuar ishte instruktorja e meditimit Amadea Stefa. Ajo ka thënë se meditimi është çelësi i shërimit të vetvetes. “Secili njeri ka forcën e vet që të shërohet, të përmirësohet, të balancojë trupin, psiqikën shpirtërore dhe tërë këto gjëra munden të arrihen përmes meditimit. Jo vetëm meditimi si mendojnë njerëzit se duhet vetëm me u ulë, sepse meditimi mund të bëhet edhe në këmbë edhe duke ecur, sepse ne atë që e mendojmë, atë që e flasim dhe atë që e ndjejmë në zemrën tonë ajo na ndodh në jetën tonë”. Instruktorja e meditimit thotë se llojet e meditimit janë të ndryshme, derisa tregon për efektet pozitive që i ka. “Për mendimin tim meditimi është gjëja më kryesore, që jo vetëm për mua por unë kam takuar me mijëra persona me të cilët ose kam studiuar ose kam praktikuar meditimin me ta, dhe në çdo vend apo shtet që kam qenë secili person që mediton thotë se ka pasur përmirësim në jetën e tij”.