Inspirohuni nga Priyanka për dukjet e radhës (FOTO) NULL NULL 12.08.2019 10:30 12.08.2019 10:30 Kur Priyanka Chopra Jonas del në qytet, ajo nuk vesh diçka që ka gjetur rastësisht në shtëpi. Dukjet e saja janë të rregulluara në mënyrë të përkryer falë qasjes në stilistë të mahnitshëm dhe markave më të mira në treg. Nëse e ndiqni atë në Instagram, me siguri keni vërejtur fotot e saj në veshjet e fundit, të bëra nga bashkëshorti i saj, Nick Jonas. Ajo është duke na dhënë inspirim në të gjithë botën, nga Toscana deri në Kanë. Më poshtë ju sjellim disa nga dukjet e saj më të mira të kësaj vere.