Inspektorati i punës – Kryeinspektori i paligjshëm, synon avancimin (VIDEO) NULL NULL 01.02.2025 23:30 01.02.2025 23:30 Pa e përfunduar mandatin e paligjshëm, po synon ta marr edhe pozitën e re të krijuar për të njëjtën detyrë. Kryeinspektori Hekuran Nikçi, emërimi i të cilit nga kryeministri Albin Kurti, u kontestua si nga Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës Civil, ashtu edhe nga Gjykata Themelore, ajo e Apelit si edhe Supremja, ka hyrë në garën e ngushtë për drejtor ekzekutiv në inspektoratin qendror të punës. Konkursi për këtë pozitë ka qenë i hapur deri më 15 janar 2025 dhe fazën e verefikimit paraprak e kanë kaluar 11 kandidatë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.