Inflacioni në Britani të Madhe mbetet në 4 përqind NULL NULL 14.02.2024 17:54 14.02.2024 17:54 Inflacioni në Britani të Madhe Norma vjetore e inflacionit në Britani të Madhe nuk ka lëvizur dhe ka mbetur në 4 përqind në muajin janar. Lëvizje nuk ka pasur pavarësisht rritjes së faturave të energjisë që kanë shtuar presionin në amvisëri dhe rritjes së mundësie për zvogëlim të normave të interesit, më shpejt sesa parashikohej, raporton The Guardian, transmeton KlanKosova.tv. Të dhënat e Zyrës Kombëtare të Statistikave tregojnë inflacionin e matur sipas indeksit të çmimeve të konsumatorit që ka sfiduar parashikimet për rritje në janar. Çmimet për ushqim ranë për herë të parë për më shumë se dy vjet, duke kompensuar rritjen e muajit të kaluar të gazit dhe kostos elektrike. Tregjet financiare kanë reaguar, duke parashikuar se Banka e Anglisë mund t’i zvogëlojë normat e interesit në verën e hershme. Ato tani janë në nivelin prej 5.25 përqind, që është më i larti që nga kriza financiare e 2008-ës.