Inflacioni i rikthehet rritjes në Shqipëri, përllogaritet në 3.9% në nëntor NULL NULL 08.12.2023 10:46 08.12.2023 10:46 inflacion Pasi ra në nivelin më të ulët në një vit në tetor, inflacioni iu rikthye rritjes muajin e shkuar në Shqipëri. Të dhënat nga Instituti i Statistikave tregojnë gjatë nëntorit, treguesi i ndryshimit të çmimeve u rrit në 3.9 për qind nga 3.8 për qind në tetor. Grupi i ushqimeve dhe pijeve jo-alkoolike kanë qenë kontribuuesi kryesor në këtë ecuri, raporton A2CNN, transmeton Klankosova.tv. Kjo do të thotë që shqiptarët po vijojnë të paguajnë më shumë në të përditshmen e tyre. Ecuri e ngjashme pritet edhe për dhjetorin, muajin në të cilin inflacioni rritet për shkak të kërkesës së shtuar nga festat e fundvitit.