Indiani shet makinën për të blerë oksigjen për pacientët me COVID-19 NULL NULL 17.05.2021 22:51 17.05.2021 22:51 Shahnawaz Shaikh, nga India, ka shitur makinën e tij për t’i mundësuar atyre që janë prekur nga COVID-19, të kenë oksigjen falas. Shaikh, i njohur si “Njeriu i oksigjenit”, ka shitur makinën e tij, Ford Endeavour, dhe ka krijuar një operacion 24 orësh, e cila iu ka ofruar oksigjen të më shumë se 7 mijë pacientëve, raporton CNN, përcjell Klan Kosova. “Njeriu i oksigjenit”, e mori këtë iniciativë, pasi i kishte vdekur motra e një shokut të tij. Shaikh, është i motivuar prej numrit të madh të personave, që ka ndihmuar dhe inspiruar, fal besimit të tij Islam. Ai, vazhdon të përballet me rritjen e madhe të rasteve me COVID-19 në Indi, dhe mungesës e oksigjenit në vend.