India lejon eutanazinë për pacientët me sëmundje terminale NULL NULL 09.03.2018 15:00 09.03.2018 15:00 Gjykata Supreme në Indi ka lejuar që njerëzit të vendosin për “testamentin e jetës”, që bën të mundur për që të kërkojnë eutanazinë pasive. Kjo nënkupton se tretmanet mjekësore mund të administrohen për të përshpejtuar vdekjen e pacientëve, në qoftë se ndjekin udhëzimet strikte. Kjo mund të aplikohet tek pacientët që vuajnë nga sëmundje të pashërueshme terminale dhe ata që janë në gjendje vegjetative. Testamenti për jetë përcakton dëshirat e pacientit lidhur me atë se si dëshirojnë të trajtohen në qofte se janë shumë të sëmurë. Gjykatësit në Indi kane thënë se e drejta për të vdekur me dinjitet është një e drejtë fondamentale dhe se direktiva të avancuara nga një person në formë të një testamenti për jetë mund të aprovohet nga gjykata.