Incidenti në Runik, njëri është plagosur në shputën e këmbës NULL NULL 10.08.2023 10:51 10.08.2023 10:51 Drejtori i Klinikës së Ortopedisë në Qendren Klinike dhe Universitare Gani Jashanica, ka dhënë detaje rreth gjendjes së të plagosurve nga incidenti me armë zjarri në Runik të Skenderajt. Jashanica tha për Klankosova.tv njëri nga të plagosurit ndodhet në ortopedi dhe ka plagë në shputë nga arma e zjarrit. “Gjendja e tij është stabile dhe jashtë rrezikut për jetën”, tha Jashanica për Klankosova.tv Ai bëri të ditur se gjendjen stabile e kanë edhe dy të plagosurit të tjerë njëri nga ta që ndodhet Klinikën Intensive ndërsa tjetri në emergjencë, në QKUK.