Incidenti me armë në Prishtinë, gjendja e dy të lënduarve është stabile NULL NULL 21.11.2024 17:35 21.11.2024 17:35 Dy persona kanë marrë lëndime si pasojë e një incidenti me armë zjarri që ndodhi sot në Prishtinë. Të lënduarit janë dërguar për trajtim në QKUK. “Gjendja e tyre është stabile”, tha për Klankosova.tv drejtori i Emergjencës Naser Syla. “Janë duke u trajtuar në Qendren Emergjente”, shtoi ai. Syla theksoi se tutje do të shikojnë se si do të vazhdojë trajtimi i tyre. Ndërkaq lidhur me rastin, më herët policia njoftoi se është arrestuar njëri prej të dyshuarve. Plagosja në Prishtinë, arrestohet njëri nga të dyshuarit