Incident në prezantimin e tabletëve të Samsung NULL NULL 27.02.2017 10:35 27.02.2017 10:35 Në Barcelonë u mbajt Kongresi Botëror i Mobilëve. Aty kompania Samsung prezantoi dy tabletë të rinj, Samsung Tab S3 dhe Samsung Galaxy Book. Gjatë prezantimit të dy tabletëve të rinj, një protestues u shfaq mbi skenë duke mbajtur një pankartë që paraqiste një imazh riciklues rreth shenjës së Galaxy Note 7, shkruan DailyMail, transmeton Klan Kosova. Megjithatë protestuesin e larguan shpejtë nga skena, duke e lejuar shefin ekzekutiv të marketingut David Lowes-in që ta vazhdojë prezantimin e dy pajisjeve të reja. Ky protestim i nxitur nga eksplodimet e shpeshta të Note 7 nuk la edhe aq përshtypje tek të pranishmit e as nga përdoruesit besnikë të Samsung.