Incident dhe fjalosje në autobusin e linjës 4 tek Bregu i Diellit, dyshohet se u nxorën edhe armë NULL NULL 15.01.2023 18:50 15.01.2023 18:50 Një përplasje verbale, e cila dyshohet se mund edhe të kishte eskaluar deri në konfrontim me armë, raportohet të ketë ndodhur sonte në Bregun e Diellit, në linjën e Trafikut Urban nr.4, në Prishtinë. Siç raportohet përmes një njoftimi në facebook, nga Vrojtuesit e Lagjes – Prishtinë, e gjitha ndodhi mes një shoferi të një veture si dhe punonjësve të autobusit pas një keqkuptimi në komunikacion, përcjell klankosova.tv. ”Para pak çastesh, në linjën e Trafiku Urban Prishtinë nr.4 ka ndodhur një zënkë midis një shoferi të një veture dhe punonjësve të autobusit. E gjitha ndodhi pas një keqkuptimi në komunikacion, ku provokimi erdhi nga shoferi i autobusit duke bërë që shoferi i veturës ta ndal mjetin në rrugë dhe del nga vetura që të konfrontohet me ta. Në fjalosje e sipër, një nga personat në autobus i cili ishte punonjës i trafikut urban ka nxjerrur armën të cilën e kishte mbushur me plumba. Për fat të mirë ai nuk e shkrepi, por në sy të të gjithë udhëtarëve nxjerr plumbat nga revolja duke ja dhënë kondukterit për t’i gjuajtur në bërllok pasi që shoferi i mjetit që ishte ndalur para, kishe thirrur policinë. E gjithë ngjarja ka ndodhur në Bregun e Diellit, përkatësisht te xhambazt”. Lidhur me këtë rast Policia e Kosovës ka shoqëruar në polici palët e përfshira në incidentin mes shoferit të autobusit të linjës 4 në Prishtinë, si dhe një qytetari, shofer i një automjeti tjetër. Autoritetet policore kanë konfirmuar poashtu raportimin e klankosova.tv, se në këtë incident u nxorën edhe armë zjarri. ”Sot rreth 17:30, kemi pranuar informatën për një rast kanosje, që ka ndodhë në rrugën “Rrahim Beqiri” në Prishtinë. Bazuar në të dhënat fillestare, dyshohet se pas një mosmarrveshje në trafik, ngasësi i një autobusi, me armë zjarri ka kanosur palën tjetër (ngasësin e një veture)”. Ahmeti shtoi se lidhur me këtë rast është sekuestruar arma e zjarrit. ”Është sekuestruar një armë zjarri dhe në stacion policor janë shoqëruar palët e përfshira. Aktualisht janë duke u ndërmarrë verimet e nevojshme policore për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë karakterizuar rastin”, tha Ahmeti.