Implanti elektrik kurrizor po ndihmon pacientët e paralizuar të ecin përsëri NULL NULL 24.09.2018 17:26 24.09.2018 17:26 Tre pacientë këmbët e të cilëve ishin të paralizuar për vite me radhë, tani mund të përjetojnë ndjenjën e të qëndruarit në këmbë por dhe të bëjnë lëvizje në hapa. Kjo falë një implanti elektrik që godet vëndin e dëmtuar të palcës, trajtim ky që realizohet bashkë me muaj të rehabilitimit intensiv, raportuan sot hulumtuesit, njofton Klan Kosova. Ky implant, i raportuar nga dy ekipet e shkencëtarëve që punojnë ndaras, nuk është kurues. Pacientët ecin vetëm me ndihmë duke mbajtur mbi një këmbësor të tyre ose me ndihma të tjera për të mbajtur ekuilibrin e tyre. Por, nëse fiket stimulatori kurrizor ata nuk mund të lëvizin vullnetarisht këmbët e tyre. Gjatë një sesioni të terapisë fizike në Klinikën Mayo, 29-vjeçari Jered Chinnock u zhvendos përpara dhe mbrapa duke arritur të depërtojnë në hapësirën e një fushe futbolli.