Imami Goga nga xhamia “Haxhi Ibrahim Devolli”: Nuk guxojmë të harrojmë luftën e lavdishme të UÇK-së (VIDEO) NULL NULL 16.06.2024 05:36 16.06.2024 05:36 Enes Goga, kryeimam në Këshillin e Bashkësisë Islame në Pejë. Foto: Klan Kosova. Enes Goga, kryeimam në Këshillin e Bashkësisë Islame në Pejë, sot u është drejtuar besimtarëve myslimanë në xhaminë “Haxhi Ibrahim Devolli” në Pejë për nder të Kurban Bajramit. Gjatë fjalimit të tij para besimtarëve që ishin në numër të madh, Goga ka kujtuar kohën kur në Kosovë zhvillohej lufta e fundit para 25-vjetëve, dhe kosovarët e festuan Kurban Bajramin larg nga shtëpitë e tyre. “Para 25-viteve një ditë para Kurban Bajramit, regjimi i Millosheviqit, ai pushtet i terrorshëm na ka dëbuar nga shtëpitë, nuk na lejoi të gëzojmë Kurban Bajramin në tokën tonë. Para 25-viteve në këtë lagje ku jemi afërsisht 60 njerëz burra dhe gra janë vrarë mu këtu. Po e përmend këtë moment për shumë arsye, prej arsyeve kryesore është ta falënderojmë Zotin që na e dha lirinë, dhe të dimë ta kujtojmë, ta çmojmë, ta ruajmë edhe shtetin, edhe lirinë”, ka thënë Goga. Imami ka theksuar nuk duhen të harrohen të gjithë ata që kontribuuan në lirinë e vendit. “Por në asnjë moment nuk guxojmë t’i harrojmë të gjithë brezat dhe gjeneratat që kanë dhënë shumë që ne sot të jemi në lirë. Gjithë brezat e gjeneratat që kanë kontribuar e në veçanti luftën e lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, ka pohuar Goga. /Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Çitaku: VV po flet vetëm për numra, harron numrat që ndiejnë qytetarët në fund të faturës së energjisë elektrike 10/04/2025