“Iluzione e gënjeshtra”, për çka po i paralajmëron Kotorri shenjat e horoskopit? (VIDEO) NULL NULL 25.10.2025 11:58 25.10.2025 11:58 Antigona Kotorri Astrologia e njohur, Antigona Kotorri ka paralajmëruar shenjat e zodiakut se çfarë po i pret në javën që po hyjmë. E ftuar në emisionin “Weekend” në Klan Kosova, ajo tha se Neptuni ka nisur rrugëtimin mbrapsht, dhe sipas saj, ky event do të rritë idetë, gënjeshtrat, iluzionet e kështu me radhë, transmeton Klankosova.tv. “Neptuni është nisur në retro. Neptuni është planeti i cili na bjen iluzione. Domethënë Neptuni është narkoza, janë të gjitha llojet e stimulanteve , është mjekësia, është rrena, është ideja, është iluzioni, është kreativiteti jonë. Neptuni na bie këtë energji, dhe ai ka nisur udhëtimin e tij mbrapsht”, tha Kotorri. Astrologia thotë se tani është kohë kur 12 shenjat e horoskopit kanë mundësinë që të plotësojnë idetë e vjetra.