Ilir Avdyli i bashkohet Kosovës për miqësoren kundër Norvegjisë NULL NULL 30.05.2024 22:10 30.05.2024 22:10 Portieri i Llapit, Ilir Avdyli, është ftuar nga përzgjedhësi Franco Foda dhe tashmë iu ka bashkuar ekipit të Kosovës në grumbullimin për miqësoren e ardhshme kundër Norvegjisë. Avdyli, i cili ka treguar paraqitje shumë të mira në kampionatin vendor, do të jetë pjesë e ekipit kombëtar për ndeshjen miqësore me Norvegjinë, që do të zhvillohet më 5 qershor. Kjo pasi Arijanet Muric është në dyshim për shkak të gjendjes shëndetësore.