Ilahi e ligjërata speciale në xhaminë “Haxhi Ibrahim Devolli (VIDEO) NULL NULL nga Haris Ademi 09.07.2022 20:16 nga Haris Ademi 09.07.2022 20:16 Në xhaminë “Haxhi Ibrahim Devolli” në Pejë pati program special kushtuar festës së Kurban Bajramit. Atë e transmetoi drejtpërdrejt Klan Kosova, që nga ora 4 e 30 e mëngjesit kur nisi edhe falja e sabahut, e zgjati rreth dy orë, deri në përfundim të ceremonisë së faljes së bajramit. Po ashtu, gjatë kësaj kohe u kënduan pjesë nga libri i shenjtë i Kur’anit dhe ilahi nga ilahisti i njohur Egzon Ibrahimi me ekipin e tij, njofton Klankosova.tv. Uniteti, solidariteti dhe përkushtimi ndaj shoqërisë ishin mesazhet kryesore që përçon festa e Kurban Bajramit, teksa besimtarët u lutën edhe për paqe në gjithë botën.