Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ilaçet mungojnë, Ministria e Shëndetësisë ka shpenzuar vetëm rreth 30% të buxhetit për barna dhe pajisje (VIDEO)

NULL NULL
nga Arbreshë Uka 09.12.2022 20:37

Me pak se 31% të buxhetit për barna dhe pajisje medicinale i ka shpenzuar Ministria e Shëndetësisë përgjatë nëntëmujorit të 2022-ës.

Përkthyer në para, MSh i pati 38 milionë euro të dedikuara për këtë kategori ndërsa i shpenzoi veç 12 milionë. Kjo sipas një raporti zyrtar të dikasterit të financave në qeveri, njofton Klan Kosova.

Ndërkaq jo më moti se dy javë më parë Klan Kosova ka raportuar se QKMF-të në disa komuna prej muajsh nuk janë furnizuar nga MSH me infuzione dhe se fundmi as me disa terapi ampulare.

Gjithë kjo situatë nga Instituti Demokratik i Kosovës po vlerësohet si performancë e dobët e ministrisë për shkak se as planin e punës të cilën e ka paraparë kur është aprovuar Ligji i Buxhetit nuk e ka përfillur.

Hulumtuesja e kësaj organizate jo-qeveritare, Diana Metushi thekson se Kosova nuk e ka luksin për të pasur suficit.

Megjithëkëtë KDI ka hasur se 30% e tenderëve për furnizim ilaçesh nga Lista Esenciale, si në Ministrinë e Shëndetësisë dhe shërbimin spitalor dështojnë në mungesë të ofertueseve.

Derisa, MSh ka një kontratë me UNOPS-in, ku kjo e fundit blen ilaçe prej 82% nga furnitorët vendor, procedurë kjo sipas KDI-se, bëhet me çmime më të larta.

Metushi tregon se përderisa përmes UNOPS-it po sigurohen ilaçet dhe qytetarët po e bëjnë këtë edhe në barnatoret private, atëherë problemi qëndron tek institucionet sa i përket procedurave tenderuese.

 

 

 

lajme të ngjashme