IKSHPK nxjerr rezultat tjetër, analiza mikrobiologjike rikonfirmon se uji në Deçan nuk është i infektuar NULL NULL 13.07.2021 23:32 13.07.2021 23:32 Kanë rezultuar negative edhe analizat mikrobiologjike të mostrave në rastin e helmimit të banorëve në Komunën e Deçanit. Këtë e ka konfirmuar për Klan Kosovën, Adnora Nurboja nga IKSHPK, me ç’rast rezulton se uji në Deçan, nuk është i infektuar. Ajo tutje ka shtuar se pavarësisht këtyre rezultateve, ditëve në vazhdim do të merren sërish mostra për testim. Analizat janë kryer në laboratoret mikrobiologjike të IKSHPK-së, për të mësuar nëse ky rast ka të bëjë me kontaminim.