IKSHPK: Akoma ekziston rrezik i përhapjes – luten institucionet për mbajtjen e rendit dhe inspektoratet për angazhim të shtuar NULL NULL 10.05.2020 22:11 10.05.2020 22:11 Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës bën thirrje për vazhdimin e masave të rekomanduara nga ta dhe Ministria e Shëndetësisë. IKSHPK në njoftim thotë se lehtësimi i masave është bërë për të na bërë më të përgjegjshëm dhe se sakrificën tonë për të ruajtur shëndetin ta konsiderojmë si vlerë sublime duke vazhduar me mbajtjen e distancës fizike dhe mbajtjen e maskave nē vendet publike, njofton Klan Kosova Mes tjerash IKSHPK lutë institucionet për mbajtjen e rendit dhe inspektorët për angazhim të shtuar gjatë ditëve në vijim. Kujtojmë se sonte u raportuan 14 raste të reja si dhe dy pacientë të shëruar nga Covid-19. Ky është njoftimi i IKSHPK-së: Të nderuar qytetarë! Virusi akoma gjendet në mesin tonë. Vazhdoni të mbani distancën fizike dhe mbajtjen e maskave! Lehtësimi i lëvizjes nuk nënkupton mosrespektimin e rekomandimeve të Institutit Kombëtar dhe Ministrisë së Shëndetësisë. Lehtësimi i masave është bërë për të na bërë më të përgjegjshëm. Sakrificën tonë për të ruajtur shëndetin ta konsiderojmë si vlerë sublime duke vazhduar me mbajtjen e distancës fizike dhe mbajtjen e maskave nē vendet publike. Ju lutemi për kujdes të shtuar deri në shuarjen e plotë të COVID-19! Ju lutemi të keni kujdes sepse akoma ekziston rrezik i përhapjes në vendet ku ka grumbullim të madh të njerëzve. Virusi nuk ka këmbë, andaj mos ia jepni këmbët e juaja sepse do të rrezikoni të gjithë e më së shumti të afërmit tuaj! Luten institucionet për mbajtjen e rendit dhe inspektoratet për angazhim të shtuar gjatë ditëve në vijim. Ju faleminderit për mirëkuptim!