Ikja e parakohshme e Shpat Kasapit – karriera që la pas artisti (VIDEO) NULL NULL 29.11.2025 23:46 29.11.2025 23:46 Mëngjesi i 26 nëntorit doli të jetë ditë e kobshme për të gjitha trojet shqiptare. Mediat shkruanin për një emër të madh të muzikës i cili ndërroi jetë po atë ditë. Njerëzit u alarmuan, teksa emrin e Shpat Kasapit kësaj radhe nëpër portale nuk e lexuan për një projekt të ri muzikor, por për gjënë e fundit në jetë, vdekjen. I lindur më 1 maj 1985 në Maqedoninë e Veriut, Shpat Kasapi u bë njëri ndër emrat më të njohur në tregun muzikor kudo që ka shqiptarë. Lindi me yll në ballë. U rrit në një familje me lidhje me muzikën, kjo traditë ndihmoi që në fëmijëri ai të përfshihej në art dhe muzikë. Si shumë të rinj të talentuar, filloi karrierën që në adoleshencë, në moshën 13-vjeçare fitoi çmimin e parë në festivalin për fëmijë “Bletëzat ’98” në Tetovë. Më pas vazhdoi me studime, paralelisht me muzikën, dhe karriera e tij u zhvillua me ritëm të shpejtë. Në fillim të viteve 2000, Shpati filloi të bëhej i njohur për publikun, me stilin e tij modern, melodi të lehta dhe performanca energjike që tërhoqën mjaft vëmendje. Ai mori pjesë dhe fitoi çmime në disa festivale të rëndësishme për artistë të rinj dhe të rritur: për shembull, pas “Bletëzat ’98”, më vonë fitoi në “Këngët e Stinës 2002” në Tiranë; në “Nota Fest 2003” dhe “Albafest 2003” në Shkup; dhe shumë më tej me çmime në “Pop Idol 2004”, “Top Fest 1”, “Kënga Magjike” (2004, 2005) dhe “Zhurma Show Awards”. Gjatë karrierës realizoi disa albume dhe përpunime, duke kaluar nga muzika për fëmijë, te pop-folk, këngë dashurie, ritme moderne, gjithashtu edhe balada. /Klankosova.tv