Ikja e mjekëve, PSD-ja ia dërgon “faturën” Gjermanisë (VIDEO) NULL NULL nga Arbëresha Fazliu 09.05.2023 20:33 nga Arbëresha Fazliu 09.05.2023 20:33 Kosova po i mëson e Gjermania po i merr të gatshëm mjekët dhe infermierët. Këtë mendim ja bënë të ditur këtij shteti, Partia Social Demokrate, përmes një aksioni simbolik para objektit të ambasadës gjermane në Republikës e Kosovës. Aktivistët e këtij subjekti politik vendosën një faturë të madhe me llogaritjet e bëra se sa do i kushtonte Gjermanisë përgatitja shkollore e 91 mjekëve dhe 300 infermierëve të cilët janë larguar nga Kosova për të punuar në këtë vend, njofton Klan Kosova. Sipas llogaritjes së bërë, i bie që për shkollimin e 91 doktorëve, Gjermanisë do i kushtonte 18 milionë e 200 mijë euro, ndërsa për infermierët 9 milionë euro, që në total i bie 27 milionë euro, sepse shkollimi i një mjeku sipas PSD-së, kushton 200 mijë euro e një infermieri 30 mijë euro. Zgjim Hyseni, aktivist i kësaj partie, tha se kjo faturë tregon shfrytëzimin që po ja bënë Gjermania Kosovës e shteteve tjera të Ballkanit, kur po ua merr profesionistët në punë. Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.