Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

IKEA mbyll 10 mijë vende pune në Rusi

NULL NULL
13.10.2022 17:14

IKEA ka mbyllur 10 mijë vende pune në Rusi në përgjigje të pushtimit të Ukrainës nga Vladimir Putin.

Këtë vit, kompania me bazë në Holandë ndërpreu shitjet në Rusi dhe mbylli 17 dyqanet e saj në vend.

Ajo e bëri njoftimin pasi shitësit e tjerë të mëdhenj perëndimorë, duke përfshirë Zara, H&M, Marks & Spencer dhe Nike u tërhoqën gjithashtu nga vendi, shkruan Skynews, transmeton Klankosova.tv.

Duke folur sot, Jesper Brodin, drejtor ekzekutiv i Ingka, një kompani holding, që është përgjegjëse për shumicën e dyqaneve të IKEA, i tha AFP-së se ata “duhej t’i thoshin lamtumirë” rreth 10,000 stafit nga 12,000 punonjës të shitjes me pakicë në dyqanet e tyre ruse.

Deri në gusht 2021, Rusia ishte tregu i 10-të më i madh i IKEA-së në shitjet me pakicë, duke përbërë 4% – ose 1.8 miliardë euro të tregtisë së saj.

lajme të ngjashme