Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“Ik largohu”, të shtëna me armë në Lipjan – i dyshuari ik nga vendi i ngjarjes

NULL NULL
03.05.2026 09:29

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e së shtunës në Lipjan.

Sipas dëshmisë së një qytetari, një person i panjohur kishte hyrë në oborrin e fqinjit të tij. I njëjti, sipas dëshmitarit, e kishte kërcënuar duke i thënë “ik largohu” dhe më pas kishte shtënë tri herë me armë zjarri në ajër, transmeton Klankosova.tv.

“Raportohet për gjuajtje me armë zjarri, sipas dëshmitarit m/k, i njëjti  kishte parë  një person të panjohur i cili kishte hyrë në oborrin e fqiut të tij,  i cili i kishte thënë dëshmitarit ik largohu dhe kishte shtënë me armë tre herë në ajër. I dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja të kalibrit 7.62 mm. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin e policisë.

lajme të ngjashme