Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Istog, çobani 18 vjeçar “tentoi” ta dhunojë 11-vjeçarin (VIDEO)

NULL NULL
nga Qendresa Tershana 28.09.2022 20:21

Si çdo ditë tjetër doli për të kullotur bagëtitë në fushat e Istogut.

Por, të martën 18 vjeçari dyshohet se tentoi të bëjë edhe diçka tjetër. Djali, sipas policisë, deshi ta dhunojë një djalë tjetër 11 vjeçar.

I mituri pasi i ndodhi rasti u kthye në shtëpi duke qajtur, derisa i tregoi nënës së tij çfarë ka ndodhur.

Sipas Qendrës për Punë sociale në Istog i vogli u kishte thënë se ishte marrë me dhunë nga rruga për t’u dërguar në një livadh.

Me të dyshuarin po merren organet e drejtësisë ndaj të cilit kanë kërkuar paraburgim prej 30 ditësh.

 

 

lajme të ngjashme