Igli Mezini: Nga Kana në teatrot gjermane NULL NULL 19.11.2015 17:22 19.11.2015 17:22 Balerini shqiptar, rrëfen rrugëtimin nga Kana e Festivalit të Filmit në Teatrin Historik të Wiesbaden në Gjermani…Interpretimi si pjesë e trupës që shoqëroi filmin “Gebsi i madh” përkrah Leonardo Di Caprio ose Lana Del Ray, dhe ëndrra për të prekur skena të tjera të njohura. Ka gjithnjë një moment që na shtyn drejt një rruge dhe mijëra momente që me kalimin e kohës vërtetojnë në heshtje që kjo është rruga që të përket ty ose se sa ti i përket kësaj rruge. Igli Mezini, balerin shqiptar, nuk kthehet shpesh tek ai moment kur për herë të parë hyri në Shkollën e Baletit, ende fëmijë, por sjell shpesh në mendje se zgjedhjet në jetë janë të destinuara. “Si çdo fëmijë në moshën 7-vjeçare dhe unë isha i pasionuar pas futbollit, dhe kaloja një pjesë të mirë të ditës duke luajtur me bashkëmoshatarët e mi. Gjithçka ndryshoi kur hyra në klasën e parë, ku prindërit e mi kishin dëshirë që përveç angazhimit në shkollë të kisha dhe një angazhim tjetër mundësisht në art. Të pasionuar pas trupave të baletit, që vinin përmes imazheve nga ekranet e huaja, ku balerinë të qeshur, veshur me kostume me ngjyra të joshnin drejt një bote magjike, ata vendosën të më shihnin në atë botë”, kujton ai. E një ditë, do ta gjente veten në ambientet e një shkolle ku muzika do të mbushte pjesën më të madhe të ditës dhe atij thjesht i duhet të ndiqte ritmin, përmes trupit. Tetë vitet e kaluara në Shkollën e Baletit në Tiranë do të ishin vite të vyera për të. Me një traditë të mirë në formim, kjo shkollë do të zbulonte tek ai balerinin e ardhshëm. “Tetë vite punë rigoroze e disiplinë që për moshën që kisha nuk arrija ta konceptoja mirë, e më dukej e tepruar e ndoshta përtej limiteve të mia. Me kalimin e kohës vërtetohej ajo që thoshin të gjithë që “është zanat i bukur, por i lodhshëm”. Kjo ishte pjesë e një leksioni të rëndësishëm për të mos u dorëzuar, ashtu si shumë mësues të nderuar të asaj shkolle besuan dhe nuk u dorëzuan për mua. Ishte një fillim i ri në drejtim të profesionalizmit ndër vite, që më dha mundësinë të fitoja më pas një bursë të plotë studimi në Kanë, në Francë”, kujton ai. Kana do të hapte para djaloshit shqiptar të tjera vizione dhe do ta grishte më shumë ëndrrën për t’u përsosur në balet. Për gati tre vite vendi të cilin e njihte për plazhet e mrekullueshme, eventet e njohura të artit dhe qyteti ku dynden vizitorët do të ishte shtëpia e tij. “Shkolla e njohur në rang ndërkombëtar “Rosella Hightower” më dha një bursë të plotë që më ndihmoi mua dhe ekonominë modeste të familjes time. Shkrimin e plotë mund ta lexoni më poshtë: http://www.gazeta-shqip.com/lajme/2015/11/19/igli-mezini-ngatrot-gjermane/