IDF: Ushtria izraelite vazhdon me betejat në vendet kryesore të Gazës NULL NULL 14.12.2023 13:23 14.12.2023 13:23 Foto ilustruese. IDF Forcat e Mbrojtjes të Izraelit kanë thënë se po luftojnë me militantët e Hamasit në luftime të afërta në vende të ndryshme të në. Gazën “Në një incident, trupat e IDF-së qëlluan dhe vranë operativët e Hamasit, të cilët u panë duke vëzhguar ushtarët”, thuhet në deklaratën e ushtrisë izraelite. Trupat e IDF-së kontrolluan gjithashtu atë që ata thanë se ishte një “vend qendror operativ” për Batalionin Shejaiya të Hamasit, i vendosur brenda një kompleksi shkolle, ku trupat kishin pozicione qitëse të përdorura për të kryer sulme ndaj trupave të IDF. “Trupat përfunduan misionin e shënjestrimin e terroristëve dhe më pas çmontuan infrastrukturën ushtarake të gjetur në kompleks”, thuhet tutje në deklaratë.