IDF: Shmangni kthimin në veri të Gazës NULL NULL 15.04.2024 10:07 15.04.2024 10:07 Gaza. Foto nga arkiva. Zëdhënësi i ushtrisë izraelite ka thënë se palestinezët duhet të shmangin kthimin në veri të Gazës. Ai përmes një postimi në “X” ka thënë se veriu i Gazës është një zonë e rrezikshme luftarake. Zëdhënësi përsëriste thirrjet për njerëzit që të qëndrojnë në zona humanitare dhe strehimore në jug të Gazës. “Shmangni përpjekjet për t’u kthyer në Rripin verior të Gazës, në mënyrë që të ruani sigurinë tuaj”, tha ai.